ARSTL Group

Mundësi praktike me ne

ARSTL Group ofron mundësi praktike për studentët që kryejnë studimet e larta në Universitetet Publike dhe Private brenda dhe jashtë vendit. Ndaj, ne cdo vit hapim dyert për rreth 50 studentë për të zhvilluar praktikën.

Praktika që ju do të zhvilloni në ARSTL Group zgjat nga një-tre muaj, dhe gjatë kësaj periudhe ju do të keni mundësi të shkëlqyera të qëndroni afër me një profesionist të fushës dhe të kuptoni rreth praktikave reale të punës.

Ju do keni mundësi të merrni trajnime dhe njohuri të tjera nga këta ekspertë duke përfituar kështu një përvojë ndërkombëtare e cila do t’ju ndihmojë në fillimin e një karrierë të suksesshme!

Bazuar në punën e suksesshme tuajën, disa praktikantë mund të kenë mundësinë për t’u punësuar me kohë të plotë në ARSTL Group.

Apliko tani!