Benefitet e Produkteve

Nutrientët e produkteve të ARSTL Group.

Vitamina A e njohur ndryshe si beta-karoten është një vitaminë esenciale e rëndësishme për:

  • Zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës.
  • Ndikon në funksionimin e sistemit imunitar.
  • Mirëmbajtjen e syve.
  • Gjendjen e mirë të lëkurës, flokëve, dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve.
  • Shëron rrudhat e vogla dhe aknet

Shenjat e mangësisë së vitaminës A janë:

  • Mungesa e oreksit
  • Lëkura e thatë
  • Pamja e dobësuar në errësirë
  • Tek fëmijët paraqet çrregullime në zhvillim

Është thelbësore për funksionimin e mirë të mëlçisë dhe sistemit nervor, ndikon në metabolizmin e lipideve dhe proteinave dhe transformon karbohidratet në glukozë.

Vitamina B1 e njohur ndryshe si Tiaminë luan një rol të rëndësishëm në:

  • Funksionimin normal të sistemit nervor
  • Rregullimin e karbohidrateve dhe tretjes normale
  • Mbron muskujt e zemrës
  • Stimulon punën e zemrës

Mungesa e vitaminës B1 mund të shkaktojë dëmtime serioze në:

  • Sistemin e tretës
  • Shkakton humbje në peshë
  • Diabet
  • Depresion
  • Lodhje mendore
  • Dobësim të zemrës

Vitamina B2 e njohur ndryshe si Riboflavin është esenciale për:

  • Rritjen dhe shëndetin në përgjithësi
  • Shëndetin e syve, lëkurës, flokëve dhe thonjve
  • Bashkë me substanca të tjera tret karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat

Mungesa e vitaminës B2 mund të shkaktojë:

  • Një ndjesi djegie në këmbë, ije dhe në gjuhë
  • Lëkurë të yndyrshme
  • Rrudha të parakohshme në fytyrë, krahë dhe ekzemë

Vitamina B3 e njohur ndryshe si Niacinë është esenciale për:

  • Qarkullim të rregullt të gjakut
  • Funksionim të mirë të sistemit nervor
  • Metabolizëm normal të proteinave dhe karbohidrateve
  • Sintezë të hormoneve, kortizonit, tiroksinës dhe insulinës

Mungesa e vitaminës B3 mund te sjellë:

  • Çrregullime të lëkurës
  • Depresion
  • Pagjumësi
  • Dhimbje koke
  • Çrregullime të sistemit tretës
  • Anemi

Vitamina B5 e njohur ndryshe si Acidi Panteonik ndihmon në:

  • Ndërtimin e qelizave, mbajtjen, rritjen dhe zhvillimin normal të sistemit qëndror nervor
  • Stimulon gjëndrat e adrenalinës
  • Rrit prodhimin e kortizonit dhe hormoneve të tjera
  • Është esenciale për konvertimin e yndyrnave dhe sheqerit në energji.

Mungesa e vitaminës B5 mund të shkaktojë:

  • Lodhje kronike
  • Mungesë të Glukozës në gjak
  • Zbardhje dhe humbje të flokëve
  • Depresion
  • Çrregullime të stomakut
  • Çrregullime të gjakut dhe të lëkurës.

Vitamina B6 e njohur ndryshe si Pyridoksinë është e rëndësishme për:

  • Absorbimin e yndyrnave dhe proteinave
  • Parandalon crregullimet e sistemit nervor dhe lëkurës

Mungesa e saj mund të cojë në:

  • Disa tipe të anemisë
  • Çrregullime serioze të lëkurës
  • Humbje të flokëve
  • Çrregullim të qarkullimit të gjakut
  • Çrregullime të stomakut
  • Lodhje dhe depresion

Vitamina B7 e njohur ndryshe si Biotinë ose Vitamina H është pjesë e familjes së vitaminave B. Funksionet e vitaminës B7 janë:

  • Asiston në metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve, dhe proteinave
  • Ndihmon në rritjen qelizore dhe lehtëson përdorimin vitaminave të tjera B
  • Biotina ndihmon në kontrollimin e insulinës tek të sëmurët me diabet.

Shenjat e mungesës së vitaminës B7:

  • Depresion
  • Humbje e flokëve
  • Presion i lartë i gjakut
  • Anemi

Vitamina B9 e njohur ndryshe dhe si Acid Folik bashkë me vitaminën B12 jane të nevojshme për:

  • Formimin e qelizave të kuqe të gjakut
  • Ndihmon metabolizmin e proteinave
  • Ndihmon në parandalimin e flokëve gri në mënyrë të parakohshme

Mungesa e vitaminës B9 con në:

  • Disa tipe të anemisë
  • Çrregullime serioze të lëkurës
  • Humbje të flokëve
  • Dëmtim të qarkullimit të gjakut
  • Lodhje dhe depresion

Vitamina B12 është një komponent kritik për:

  • Formimin e qelizës
  • Tretjen normale
  • Sintezën e proteinave
  • Absorbimin e ushqimit
  • Metanolizmin e yndyrnave dhe karbohidrateve

Shenjat e mungesës së vitaminës B12:

  • Anemi
  • Koliti
  • Rritje jonormale e baktereve në zorrë
  • Humbje të memorjes
  • Dëmtim të nervave
  • Zvogëlim të reflekseve
  • Halucinacione
  • Probleme me sytë
  • Probleme me tretjen

Prania e vitaminës C është e rëndësishme në të mirë të:

  • Sistemit imunitar
  • Kundër sëmundjeve të zemrës
  • Problemeve me shtatzaninë
  • Sëmundjeve të syve
  • Rrudhave të parakohshme
  • Ajo mbështet rritjen normale të trupit, zhvillimin e tij dhe përthithjen e hekurit.

Mungesa e vitaminës C sjell:

  • Gjakrrjedhje e shpeshtë nga mishrat e dhëmbëve
  • Rënia e shtuar e flokëve
  • Imunitet të dobësuar

Vitamina D është thelbësore për:

  • Sistemin imunitar
  • Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës
  • Përmirëson humorin
  • Përmirëson fuqinë muskulore
  • Redukton dhjamin në bel
  • Mbon kundër sëmundjeve autoimune, si tipi 1 i diabetit, artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë.

Mungesa e vitaminës D con në:

  • Shtimin e rrezikut për kancer (përfshirë atë të gjirit)
  • Demencë

Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyrna që do të thotë që vihet në lidhje dhe riciklohet me yndyrën e trupit.

  • Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe lëkuren mukozale.
  • Merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indeve lidhore dhe enëve të gjakut.
  • Mund të krijohet sistemi imun stabil.
  • Ndihmon muret e qelizave nga lidhjet agresive me komponimet e oksigjenit, në atë formë që kap radikalet e lira dhe i bën të padëmshme.

Në mungesë të vitaminës E, simptomat e para janë:

  • Lëkura e thatë dhe e rrudhur
  • Lodhje dhe shumë ndjeshmëri e tepruar
  • Metabolizimi i muskujve nuk funksionon plotësisht
  • Zvogëlohet numri i formimit të qelizave të kuqe të gjakut

Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut tonë. Nëse gjaku nuk mund të mpikset siç duhet, gjakderdhje të pakontrolluara mund të ndodhin.

Vitamina K është e rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e:

  • Terapisë antikoaguluese
  • Frakturat e Kockave
  • Insuficiencën kronike të Mëlçisë
  • Fibrozën cistike
  • Ngurtësimin e Arterieve
  • Sëmundjet inflamatore të Zorrëve
  • Kancerin e Mëlçisë
  • Kancerin e Pankreasit
  • Gurët në Veshka
  • Nauzenë dhe vjelljen gjatë shtatëzanisë
  • Osteopenia (humbja e kockës)
  • Osteoporoza (zvogëlim i densitetit të kockës)
  • Trombozën

Mungesa e vitaminës K mund të shkaktojë:

  • Sëmundjen Alzheimer
  • Sëmundje të zemrës
  • Mund të shkaktojë kolit ulçerativ dhe sëmundje inflamatore të zorrëve
  • Dobësim të kockave
  • Zhvillim të kancerit
  • Fibrozë cistike
  • Sëmundje të mëlçisë
  • Sëmundje bilare
  • Prishje të dhëmbëve
  • Mungesa e vitaminës K tek foshnjat mund të shkaktojë sëmundje hemorragjike, e njohur si HDN

Taurina është një aminoacid i nevojshëm për të ndërtuar blloqe proteinash. Taurina gjendet në sasi të mëdha në tru, retinë, zemër, dhe në qelizat e gjakut.

Sasi të kontrolluara të Taurinës ndihmojnë për:

  • Shëndetin e zemrës
  • Shëndetin e mëlcisë (Hepatitin)

Nuk duhet të konsumoni Taurinë nëse:

  • Keni tension të lartë të gjakut
  • Keni tkurrje të muskujve
  • Pagjumësi

Kafeina është lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj.

Në sasi të kontrolluara konsumimi i kafeinës është i shëndetshëm:

  • Kafeina është e mbushur me antioksidues, sikurse acidi klorogjenik dhe melanoidi.
  • Konsumimi i rregullt i kafeinës zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.
  • Konsumimi i kafeinës është potencialisht proaktiv kundër zhvillimit te diabetit tip 2.
  • Konsumimi i kafeinës ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka.
  • Kafeina është një stimulant i mirënjohur. Rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë.
  • Kafeina gjithashtu mund të rrisë edhe procedimin e informacioneve.
  • Konsumimi i rregullt i kafeinës thuhet se i mbron njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit.

Nuk duhet të konsumoni produkte me Kafeinë nëse keni:

  • Pagjumësi
  • Nervozizëm
  • Shqetësim
  • Problem me stomakun
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Tension

Kalciumi është një ndër mineralet më të rëndësishme në trupin tonë. Ai ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe vitalitetit.

Perfitimet e konsumimit te Kalciumit:

  • Forcon kockat
  • Menaxhon peshën
  • Mbron muskujt e zemrës
  • Ndalon kancerin e zorrës së trashë
  • Redukton depresionin
  • Parandalon gurët në veshka
  • Kontrollon presionin e gjakut
  • Mbron dhëmbët

Mungesa e Kalciumit sjell probleme ne:

  • Ndjesi sikur po ju shpojnë më gjilpëra, dridhje të muskujve, mpirje, halucinacione, konfuzion, etj
  • Dhimbje e theksuar kockash
  • Dhimbje muskujsh
  • Luahatje humori
  • Probleme me gjumin
  • Thonj të dobët dhe të brishtë
  • Flokë të dobët
  • Lëkurë të brishtë dhe të zbehtë
  • Dhimbje dhëmbësh

Sodiumi vepron me elektrolitet, vecanërisht me Potasiumin, në bashkëveprimin e lëngjeve, për të rregulluar presionin osmotik dhe të mbajë një balancë të ujit në trupin e njeriut. Një faktor madhor në mbajtjen e një ekuilibri acid-bazë. Ndihmon në transmetimin e impulseve të nervave, dhe në qetësimin e muskujve.

Sodiumi është i nevojshëm për:

  • Thithjen e Glukozës
  • r të transportuar lëndë të tjera ushqyese rreth membranave qelizore
  • Esencial edhe për prodhimin e acidit klorhidrik në stomak.

Mungesa e saj sjell:

  • Të vjella
  • Dobësim të muskujve
  • Plogështi
  • Dëmtim të sistemit respirator
Sasi e madhe Sodiumi sjell ruajtjen e ujit, presion të lartë të gjakut dhe ulcerë të stomakut.

 Potasiumi luan një rol të rëndësishëm si katalizator të energjisë në metabolizëm dhe në sintezen e glukogjenit dhe proteinave.

Postasiumi është esencial për:

  • Kontraktimin e muskujve dhe është e rëndësishme për një funksionim normal të zemrës.
  • Promovon sekretimin e hormoneve dhe i ndihhmon veshkat te detoksifikojne gjakun.
  • Ndihmon trurin të funksionojë duke dërguar oksigjen në tru dhe ndihmon në reduktimin e presionit të gjakut.

Mungesa e Potasiumit mund të shkaktojë:

  • vjella dhe diarre
  • Lodhje të mendjes dhe trupit
  • Dridhje nga nervozizmi në duar dhe këmbë

Magnezi është shumë i rëndësishëm. Magnezi ndihmon në:

  • E mban trupin të qetë dhe të freskët gjatë verës
  • Ndihmon të mbajë nervat e relaksuara dhe në balancë normale
  • Shumë i nevojshëm për aktivitetin muskular
  • Një aktivizues i sistemit të enzimave që përfshijnë karbohidratet, yndyrën, dhe proteinat në reaksionet që prodhojnë energji.
  • Promovon shëndetin kardiovaskular
  • Ndihmon në luftën me depresionin
  • Magnezi duhet të jetë prezent për përdorimin e vitaminave B-kompleks, C dhe vitaminave E.
  • Magnezi bashkë me vitaminën B6 ka treguar se është shumë efektiv për parandalimin dhe trajtimin e gurëve në veshka

Mungesa e Magnezit shkakton:

  • Dëmtim të mëlcisë
  • Dhimbje të muskujve
  • Atak të zemrës
  • Kriza epiliptike
  • Irritim
  • Depresion dhe kunfuzim
  • Dëmtim të metabolizmit të proteinave
  • Rrudha të parakohshme