ARSTL Group

Historiku i ARSTL Group

Historiku i ARSTL Group

ARSTL Group i ka gjenezat ne vitin 1998. ARSTL Group u krijua nga bashkimi i tre kompanive të mëdha, Arseni Sh.p.k., TL-08 sh.p.k. dhe GAMM 2012 Sh.p.k.  
Arseni Sh.p.k. u themelua në vitin 1998 si prodhues ekskluziv i markave tona dhe gjithashtu mbulon import-eksportet për disa marka të njohura ndërkombëtare.
TL-08 Sh.p.k. u themelua në vitin 2008 dhe mbulon Distribucion-Shpërndarjen e produkteve tona në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin.
GAMM 2012 Sh.p.k. u themelua në vitin 2012 dhe mbulon shërbimet e marketingut për të gjithë ARSTL Group.

ARSTL Group fillimisht e nisi aktivitetin si importues dhe distributor ekskluziv i disa prej markave më të njohura të kohës ku bëri të mundur shtrirjen në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Me kalimin e kohës falë vizionit dhe strategjisë së saj, ARSTL Group  vendosi të bashkëpunojë me kompaninë e mirënjohur Austriake Akras Flavors Gmbh në investimin e një fabrike moderne prodhim-ambalazhimi pranë qytetit të Shkodrës. Vlera e investimit në fabrikën Arseni Sh.p.k është mbi 15 milionë Euro. Teknologjia  Austriake e përzgjedhur në fabrikën Arseni Sh.p.k është konsideruar si teknologjia më moderne e prodhim-ambalazhimit në Ballkan.

Portofoli i produkteve të ARSTL Group u zgjerua vit pas viti dhe sot numëron disa nga markat më të njohura dhe më të konsumuara në të gjithë Shqipërinë, mjafton të përmendim markat si Tropikal, B-52 Energy Drink, B-2 Power Drink, All Natural Iced Tea, Loti i Zanave, Acqua Julia etj. Të gjitha produktet që ARSTL Group  tregton janë të çertifikuara me standartet më të njohura ndërkombëtare si: ISO UNI-EN-ISO 22000:2005, CDQ ITALIA CERTIFICATO DI QUALITA, ICDQ CERTIFIED QUALITY.

Arseni Sh.p.k. ka kontrata ekskluziviteti për distribucion të brendshëm dhe më gjerë markat si birra e famshme 300 vjeçare Gjermane “Warsteiner”, birra që fiton çdo çmim cilësie në Gjermani në çdo kompeticion birre, “Pasta Julia” një markë e mirënjohur e pastave që importohet nga rajoni i Pulias në Itali, Detergentet “Axal” etj, të cilët kanë zënë vend të mirë në treg duke fituar prioritet në segmente të caktuara. Prej disa vitesh Arseni  Sh.p.k përveç prodhim- ambalazhimit dhe distribucionit brenda vendit kryen dhe eksporte në disa vende te rajonit dhe botës si: Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Itali, Austri, Greqi, Emiratet e Bashkuara, etj.
TL-08 Sh.p.k. mbulon distribucion-shpërndarjen për të gjithë Shqipërinë dhe rajonin. Në rrjetin e distribucionit kemi mbi 150 mjete transporti që kryejnë lëvizjen e produkteve tona në çdo skaj të Shqipërisë dhe Rajonit. TL -08 Sh.p.k mbulon shpërndarjen me distributorë të autorizuar  në qytetet si Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Fieri, Berati, Korca etj.  të cilët veprojnë nën udhëzimet dhe strategjinë tonë.
GAMM 2012 Sh.p.k. u themelua në vitin 2012 dhe mbulon shërbimet e marketingut për të gjithë ARSTL Group duke filluar me studimet e tregut, marrëdhëniet me mediat, promocionet, aktivitetet nëpër panaire kombëtare dhe ndërkombëtare dhe organizimin e eventeve të ndryshme. GAMM 2012 Sh.p.k gjithashtu mbulon sektorin e reklamave indoor & outdoor për të përmbushur nevojat e partnerëve dhe klientëve tanë.

Çertifikimet e Arstl Group

ISO UNI-EN-ISO 22000:2005

ICDQ CERTIFIED QUALITY

CDQ ITALIA CERTIFICATO DI QUALITA

PRODUCED FOR SWITZERLAND