König Ludwig Weissbier

König Ludwig Weissbier

König Ludwig Weissbier

König Ludwig (Pije Alkoolike, Birrë).
Birra e turbullt König Ludwig e ka marrë emrin nga mbreti i cili e prodhoi këtë birrë (König-mbret; Ludwig-emri i mbretit).
Historia e birrës Gjermane König Ludwig daton në vitin 1260 në Bavari kur Duka Ludwig themeloi fabrikën e parë familjare mbretërore në Mynih dhe kur provoi birrën e turbullt König Ludwig e pëlqeu aq shumë sa lejoi ti vendosej emri i tij birrës së prodhuar.
Në vitin 1516 duke u bazuar në cilësinë e birrës Duka i Bavarisë miratoi Ligjin e Pastërtisë së Birrës (Purity Law Beer). Ky ligj kufizoi përbërësit për të prodhuar birrë në: ujë, elb, lupola, maja dhe lejoi përdorimin shtesë të grurit të maltuar në birra me fermentim të lartë.
König Ludwig prodhohet mbi Ligjin e Pastërtisë së Birrës (Purity Law Beer) duke pasur në përbërjen e saj vetëm  përbërësit që njeh ky ligj: Ujë, Lupola, Elb, Maja dhe Grurin e Maltuar.
Përbërësit e birrës König Ludwig përzgjidhen nga zonat më të mira të Gjermanisë: Ujë i butë nga burimi i njohur Kairsequelle; Lupolat nga zona Hallertau të përzgjedhura në mënyrë tradicionale (të përzgjedhura me dorë). Hallertau është zona më e mirë dhe më e madhja në botë në kultivimin e vazhdueshëm të lupolave; Elbin e përzgjedhur me dorë nga rajonet e famshme të Gjermanisë dhe rajonin e Champagne te Francës.
Kjo birrë ka stil shumë të veçantë prodhimi, mënyrë të veçantë të fermentimit dhe periudhë të gjatë të pjekjes së elbit, e cila i jep birrës një aromë karakteristike.
Mbajtës  ekskluziv i birrës König Ludwig për Shqipërinë është ARSTL Group.
Birra e Turbullt König Ludwig është vlerësuar me çmimin e bronzit në “International Beer Challenge”, vlen për tu theksuar fakti se asnjë birrë tjetër Gjermane e turbullt nuk mori vlerësim më të lartë.

Rekomandohet të konsumohet mbi moshën 18 vjeç.

Benefitet e König Ludwig Weissbier:

  • Prodhohet në të njëjtën mënyrë që nga krijimi i saj (Tradita Mbretërore e Birrarisë Bavareze)
  • Prodhuar mbi Ligjin e Pastërtisë së Birrës (Purity Law)
  • Prodhohet me përbërësit më të mirë të përzgjedhur nga zonat më te mira të Gjermanisë.
  • Freskia
  • Shija

Përbërësit e birrës König Ludwig Weissbier:

Lupola

Elb

Ujë

Vlerat ushqyese për 100 ml:

  • Energji – 193 kJ (46 Kcal)
  • Yndyrna – 0 g
  • Ndër të cilat acide yndyrore të ngopura – 0 g
  • Karbohidrate – 3.4 g
  • Ndër të cilat Sheqerna – 0 g
  • Proteina – 0.5 g
  • Kripë – 0.01 g

 

Formatet e König Ludwig Weissbier:

  • Shishe 0.5 L
  • Fuçi 30 L

Shijet e König Ludwig Weissbier:

  • König Ludwig Weissbier Hell

PURITY LAW BEER (Reinheitsgebot)- Ligji mbi pastërtinë e Birrës

Dekreti i njohur si Reinheitsgebot (Ligji mbi Pastertinë e Birrës) u lëshua në vitin 1516 nga Duka Wilhelm IV.
Ligji kufizonte përbërësit e birrës në: ujë, elb dhe lupola. Ligji i pastërtisë së birrës i vitit 1516 u zbatua fillimisht në Bavari dhe gradualisht në pjesë të tjera të Gjermanisë Jugore. Përfundimisht ai ligj u zbatua në të gjithë Gjermaninë në vitin 1906.
Me kalimin e kohës, u vu re se prodhimi i birrës në bazë të këtij ligji, pra me kufizimin e përbërësve, sillte një problem, birra prishej. Për të shmangur këtë problem duhej shtuar një përbërës shtesë. Në shekullin e 19-të, Louis Pasteur zbuloi se maja-ja përbëhet nga mikroorganizmat dhe se prania e saj ishte thelbësore për procesin e fermentimit. Prandaj, maja-ja u shtua zyrtarisht si një lëndë e katërt e papërpunuar në Ligjin ekzistues të Pastërtisë së Birrës.
Përfundimisht sipas Ligjit të Pastërtisë përbërësit e lejuar për prodhimin e birrës ishin 4: elb, lupola, maja dhe ujë. Ndërsa për sa i përket birrës me fermentim të lartë u lejua përdorimi i grurit të maltuar.
Që nga viti 1919 Ligji për Pastërtinë e Birrës ka pasur një ndikim të madh në llojet e birrave të prodhuar dhe sot. König Ludwig Weissbier është një nga tre birrat Gjermane që prodhohet mbi Ligjin e Pastërtisë së Birrës.

Çertefikimet e König Ludwig Weissbier:

ISO UNI-EN-ISO 22000:2005

FSSC 22000