ARSTL Group

Warsteiner Premium Beer

Birra Warsteiner e ka marrë emrin nga vendi ku prodhohet, nga Warstein i Gjermanisë. Fabrika e birrës Warsteiner u themelua në vitin 1753 nga Antonius Cramer dhe sot udhëhiqet nga Catherina Cramer, brezi i nëntë i familjes Chramer. Fabrika e Birrës Warsteiner është një nga fabrikat private familjare më të mëdha në Gjermani. Warsteiner nuk ja ka dhënë patentën asnjë shteti për ta prodhuar për të mos humbur cilësinë dhe traditën familjare të prodhimit të kësaj birre. Warsteiner Beer prodhohet mbi Ligjin e Pastërtisë së Birres (Purity Low) duke pasur në përbërjen e saj vetëm 4 përbërësit që njeh ky ligj: Ujë, Lupola, Elb, Maja. Përbërësit e birrës Warsteiner përzgjidhen nga zonat më të mira të Gjermanisë: Ujë i butë nga burimi i njohur Kairsequelle; Lupolat nga zona Hallertau të përzgjedhura në mënyrë tradicionale (të përzgjedhura me dorë). Hallertau është zona më e mirë dhe më e madhja në botë në kultivimin e vazhdueshëm të Lupolave; Elbin e përzgjedhur me dorë nga rajonet e famshme të Gjermanisë dhe rajonin Champagne të Francës, i cili i jep birrës Warsteiner ngjyrën e çelët dhe të artë. Cilësia dhe kualiteti e bën birrën Warsteiner të jetë një nga të paktat birra jo-komerciale në të gjithë botën. Kjo birrë eksportohet në 70 vende të botës, në 7 kontinente. Warsteiner vjen ekskluzivisht në Shqipëri nga ARSTL Group, ne disa shije: Warsteiner Premium Beer, Warsteiner 0.0 % Alc dhe Warsteiner Dunkel.

Rekomandohen të konsumohen mbi moshën 18 vjeç.

Benefitet e Warsteiner Premium Beer:

Prodhohet mbi Ligjin e Pastërtisë së Birrës (Purity Law Beer).
Birrë jo-komerciale
Cilësia e Birrës mbi Pastërtinë, Freskinë & Stabilitetin në shije, për të cilat birra Warsteiner është dhe fituese e medaljes prestigjioze të DLG-së.
Përbërësit më të mirë të përzgjedhur në zona të veçanta të Gjermanisë.
Birrë e njohur në të gjithë botën.

Warsteiner 0.0 %

Warsteiner 0.0 % Alc e vetmja birrë me 0.0 % Alc që prodhohet si një birre bjonde dhe më pas purifikohet nga alkooli duke lënë të paprekur shijen dhe cilësinë e birrës bjonde. Warsteiner Fresh është fituesja e vendit të parë për Gjermaninë në “World Beer Awards” në kategorinë e birrave bjonde pa alkool.

Përbërja:

Ujë, lupola, elb, maja.

Vlerat ushqyese për 100 ml:

Energji – 96 kJ (23 Kcal)
Yndyrna – 0 g
Ndër të cilat acide yndyrore të ngopura – 0 g
Karbohidrate – 5.1 g
Ndër të cilat sheqerna – 0.1 g
Proteina – 0.5 g
Kripë – 0.01 g

Warsteiner Premium Beer

Një nga 3 birrat bjonde Gjermane më të mira në të gjithë botën, fituese e çmimit të argjendtë në “International Beer Challenge”.

Përbërja:

Ujë, lupola, elb, maja.

Vlerat ushqyese për 100 ml:

Energji – 180 kJ (43 Kcal)
Yndyrna – 0 g
Ndër të cilat acide yndyrore të ngopura – 0 g
Karbohidrate – 3.5 g
Ndër të cilat Sheqerna – 0 g
Proteina – 0.5 g
Kripë – 0.01 g

Warsteiner Dunkel

Warsteiner Dunkel birrë me ngyrë të zezë, ngjyrë të cilën e merr nga pjekja e elbit dy herë dhe jo nga ngjyrues artificialë. Rekomandohet gjatë konsumimit të vakteve pasi nuk ndikon në fryrjen e stomakut.

Përbërja:

Ujë, lupola, elb, maja.

Vlerat ushqyese për 100 ml:

Energji – 180 kJ (43 Kcal)
Yndyrna – 0 g
Ndër të cilat acide yndyrore të ngopura – 0 g
Karbohidrate – 3,5 g
Ndër të cilat Sheqerna – 0 g
Proteina – 0,5 g
Kripë – 0,01 g

PURITY LAW BEER (Reinheitsgebot)- Ligji mbi pastërtinë e Birrës

PURITY LAW BEER (Reinheitsgebot)- Ligji mbi pastërtinë e Birrës Dekreti i njohur si Reinheitsgebot (Ligji mbi Pastertinë e Birrës) u lëshua në vitin 1516 nga Duka Wilhelm IV. Ligji kufizonte përbërësit e birrës në: ujë, elb dhe lupola. Ligji i pastërtisë së birrës i vitit 1516 u zbatua fillimisht në Bavari dhe gradualisht në pjesë të tjera të Gjermanisë Jugore. Përfundimisht ai ligj u zbatua në të gjithë Gjermaninë në vitin 1906.

Me kalimin e kohës, u vu re se prodhimi i birrës në bazë të këtij ligji, pra me kufizimin e përbërësve, sillte një problem, birra prishej. Për të shmangur këtë problem duhej shtuar një përbërës shtesë. Në shekullin e 19-të, Louis Pasteur zbuloi se maja-ja përbëhet nga mikroorganizmat dhe se prania e saj ishte thelbësore për procesin e fermentimit. Prandaj, maja-ja u shtua zyrtarisht si një lëndë e katërt e papërpunuar në Ligjin ekzistues të Pastërtisë së Birrës. Përfundimisht sipas Ligjit të Pastërtisë përbërësit e lejuar për prodhimin e birrës ishin 4: elb, lupola, maja dhe ujë. Ndërsa për sa i përket birrës me fermentim të lartë u lejua përdorimi i grurit të maltuar.

Që nga viti 1919 Ligji për Pastërtinë e Birrës ka pasur një ndikim të madh në llojet e birrave të prodhuar dhe sot. König Ludwig Weissbier është një nga tre birrat Gjermane që prodhohet mbi Ligjin e Pastërtisë së Birrës.

Çertifikimet e Warsteiner

ISO UNI-EN-ISO 22000:2005

FSSC 22000