ARSTL Group

Misioni

Perfeksionimi i rrjetit të distribucionit, përmirësimi i vazhdueshëm i stafin, klientelë të gjerë e të furnizuar në mënyrë korrekte, kosto të optimizuara dhe kënaqësi në arritjen e objektivave ditore dhe vjetore.

Vizioni

Pozicionimi në treg si një ndër kompanitë më të mira të distribucionit, lider në treg për brandet që prodhon dhe importon, gjithashtu hapja e një “shkolle” të mirëfilltë për distribucionin dhe shitjet.

Vlerat

Përkushtimi dhe respekti që ne tregojmë ndaj konsumatorit, cilësia maksimale në shërbim, rigoroziteti në procesin e prodhimit dhe distribuimit, rregullimi i zinxhirit të vlerave dhe të kostove dhe respektimi i imazhit të kompanive apo filialeve tona brenda dhe jashtë vendit.

♦ Tregtimi i produkteve që përmbushin kërkesat e konsumatorëve

♦ Fuqizimi i lidhjes sё vetë konsumatorit me produktet tona

♦ Përkushtim ndaj konsumatorit duke ju ofruar produkte cilёsore dhe tё shёndetshme.

♦ Rritja e fuqive blerëse pёrmes një rrjeti të fuqishëm distribucioni

♦ Krijimi i një ambjenti stimulues për punonjësit

Strategjia e Kompanisë

♦ Angazhim maksimal në përmbushjen e detyrimeve tona

♦ Mbështetja e produkteve pёrmes mediave,promocioneve,panaireve dhe eventeve të mëdha

♦ Respektimi i imazhit të kompanive apo filialeve tona brenda dhe jashtë vendit

♦ Rritje profesionale e punonjësve tonë

♦ Përfshirje aktive e çdo të punësuari në vizionin dhe në strategjinë tonë