ARSTL Group

Acqua Julia

Ky ujë e ka marrë emrin nga kompania e mirënjohur italiane Julia. Uji Acqua Julia buron nga thellësia e burimeve në Pajat e Rrjodhit në ‘’Bjeshkët e Nëmuna’’. Ky burim njihet për ujin dhe vlerat që mbart që prej kohëve të hershme.
Acqua Julia është krijuar për të sjellë tek konsumatorët një nga ujërat më të lehtë mineral natyral, ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve të stomakut, shqetsimeve të gastritit dhe është i përshtatshëm për ata që kanë nevojë t’u largohen pijeve me përmbajtje të karbonit.
Kompania Italiane Julia që në fillimin e ideimit dhe investimeve për këtë brand ka rolin e kontrollit, të monitorimit dhe përkujdesjes të standarteve të cilësise sipas kritereve dhe standarteve te Bashkimit Europian.
ARSTL Group në këtë projekt ka marrë përsipër të gjithë vlerën monetare të investimit si dhe përzgjedhjen e një teknologjie moderne për filtrimin dhe ambalazhimin e ujit Acqua Julia. Veçoria kryesore e teknologjisë së përdorur është mënyra e filtrimit. Filtrimi i ujit Acqua Julia bëhet në mënyra tradicionale dhe e vetmja mënyrë e pranuar sipas standarteve të cilësisë së BE. Mënyra tradicionale e filtrimit bëhet me filtra të zëvendësueshëm dhe me jetëgjatësi një vjeçare. Kjo mënyrë filtrimi është e vetmja që ndalon kalimin e bakterieve të dëmshme dhe lejon kalimin e bakterieve të dobishme dhe të domosdoshme për shëndetin (në ndryshim me disa teknologji të tjera ku filtrimi bëhet me anë të bombardimit me rreze lazer, mënyrë që bashkë me bakteriet e dëmshme mbyt dhe ato të dobishmet, gjë që bën humbjen e vlerave natyrale të vetë ujit).

Rekomandohet të ruhet në vende të freskëta larg ndikimit direkt të rrezeve të diellit.

Benefitet e ujit Acqua Julia:

Është një nga ujërat më të lehtë oligo-mineralë.
Balanca perfekte e përbërësve.
Përkujdesja dhe bashkëpunimi me kompaninë Italiane Julia.
Fabrika dhe teknologjia e përzgjedhur.
Forca e shitjes dhe shtrirja e tregut të shitjes.
Hidraton Organizmin.

Acqua Julia rekomandohet të konsumohet:

Nga të gjithë personat që kërkojnë të qëndrojnë të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Nga personat që kërkojnë të detoksifikojnë trupin.
Nga personat që qëndrojnë shumë kohë në diell gjatë ditëve të nxehta.
Nga personat që kërkojnë të bien nga pesha.

Përbërësit për 1L ujë natyral:

Mbetje e thatë 180 C 58.00 mg/l
Kalcium, Ca 10.00 mg/l
Sodium, Na 2.70 mg/l
Potassium, K <1.00 mg/l
Magnesium, Mg 0.92 mg/l
Bikarbonat, HCO2 42.60 mg/l
Sulfat, SO2 5.30 mg/l
Nitrate, NO3 1.30 mg/l
Klorid, Cl <1.00 mg/l

Përbërësit për 1 L ujë të gazuar:

Mbetje e thatë 180 C 58.00 mg/l
Kalcium, Ca 60.12 mg/l
Sodium, Na 2.70 mg/l
Potassium, K <1.00 mg/l
Magnesium, Mg 39.50 mg/l
Bikarbonat, HCO2 244.00 mg/l
Sulfat, SO 9.00 mg/l
Nitrate, NO <0.05 mg/l
Klorid, Cl <17.70 mg/l
Dioksid Karboni, CO2 min 2000 mg/l

Çertifikimet e Acqua Julia

ISO UNI-EN-ISO 22000:2005

ICDQ CERTIFIED QUALITY

CDQ ITALIA CERTIFICATO DI QUALITA

PRODUCED FOR SWITZERLAND