Vizitoni ARSTL

 

Teknologji e fjalës së fundit.­­

Për përzgjedhjen e teknologjisë dhe suportin gjatë prodhimit ARSTL Group kontraktoi një ndër kompanitë më të njohura në botë, kompaninë e mirënjohur  Austriake “Akras Flavors GMBH”.

Vlera e investimit në fabrikën e ARSTL Group është mbi 15 milionë Euro dhe me një sipërfaqe prej 8500 metra katrorë fabrikë.

Teknologjia Austriake e përzgjedhur në stabilimentin “Arseni Sh.p.k.” është konsideruar si teknologjia më moderne e prodhim-ambalazhimit në Ballkan.

 

PRODHIM

Produkte natyrale dhe veçanërisht shije unike – kjo është ajo që konsumatorët dëshirojnë nga produktet tona. Për të garantuar këtë, ARSTL Group ka përzgjedhur lëndën e parë të cilësisë premium dhe një linjë prodhimi inovative. Kjo na lejon që vazhdimisht të sigurojmë një stimul të ri duke ofruar produkte lider në treg për konsumatorët.

IMPORT & EXPORT

ARSTL Group gjatë 20 viteve eksperiencë ka krijuar marrëdhënie afatgjata dhe të ngushta me klientët dhe furnizuesit ndërkombëtarë, jo vetëm për të siguruar shërbim të shpejtë dhe të sigurtë por për të tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë dhe qëllimet tona. Ne kemi krijuar një rrjet komercial, tregëtojmë produkte importi dhe eksporti me cilësinë e duhur, me çmimin e duhur dhe në kohën e duhur. Gjithashtu organizojmë dhe menaxhojmë projekte ndërkombëtare me parnerët tanë.

DISTRIBUCION

Në rrjetin e distribucion-shpërndarjes ARSTL Group ka mbi 150 mjete transporti të cilat kryejnë lëvizjen e produkteve tona në çdo skaj të Shqipërisë dhe rajonit. Gjithashtu në mbulojmë shpërndarjen me distributorë të autorizuar në qytetet si Durrësi, Elbasani, Pogradeci, Vlora, Fieri, Berati, Korca etj. të cilët veprojnë nën udhëzimet dhe strategjinë tonë.

SHIKONI TË GJITHA PRODUKTET