Menaxher/e Marketing/Tiranë

Menaxher/e Marketing/Tiranë

ARSTL GROUP, kompani me eksperience 20 vjeçare ne distribucionin nderkombetar te pijeve energjike, freskuese, alkoolike dhe jo vetem, tashme po kryeson tregun me produkte lider si: pija energjike B-52, pija energjike B2, Birra Warsteiner, lengjet Tropikal, Milkshake, Uji Aqua Julia, Loti i Zanave etj.

Ne saje te zgjerimit te vazhdueshem, kompania eshte ne kerkim te stafit te ri energjik dhe me deshire per rritje profesionale

Arstl Group kerkon: Menaxher/e Marketing

Qellimi i Pozicionit: Planifikimi dhe zhvillimi i strategjive te Shitjes dhe Marketingut, menaxhimi i marrdhenieve me klientin si dhe rritja e imazhit te kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  1. Planifikimi dhe implementimi i strategjise se pergjithshme te Marketingut ne perputhje me strategjine dhe objektivat e biznesit duke e detajuar ne plane veprimi
  2. Te zhvilloj kerkime te tregut dhe te mbaj te perditesuara te dhenat e tregut
  3. Hartimi I buxhetit vjetor te marketingut, ndjekja dhe realizimi i tij
  4. Perfaqesimi i kompanise ne evente dhe media te ndryshme
  5. Manaxhimi i kanaleve sociale te medias se kompanise
  6. Pergatit analiza te tregut, te konkurrences, te cmimeve, te elementeve publicitare dhe ia prezanton ato bordit drejtues
  7. Pergatit media – plan per te marketuar sa me shume brandin e kompanise
  8. Organizimi i promocioneve te vazhdueshme si strategji e perdorur dhe i aktiviteteve sezonale
  9. Pergjegjes per rishikimin e permbajtjes se website-it te kompanise dhe sigurohet se te gjitha informacionet ne te jane te update-uara
  10. Percakton detyrat dhe pergjegjesite per stafin ne varesi dhe kontrollon zbatimin e detyrave ne afatin e caktuar

Kualifikimet dhe aftesite:

  • Diplome Universitare ne fushen e Marketingut, Administrim Biznesit ose Gazetarise
  • Te kete mbi 2 vjet experience pune ne profil te ngjashem
  • Te kete aftesi komunikimi dhe bashkepunimi
  • Te jete i dedikuar ne arritjen dhe tejkalimin e pritshmerive dhe kerkesave te menaxhimit te kompanise ashtu dhe klienteve
  • Te jete shtyse drejt inovacionit: (ne ide, teknika te menaxhimit, teknika te promocionit)
  • Te bashkepunoje per zgjidhjen e problematikave
  • Te njohe shume mire gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht
  • Te zoteroje leje drejtimi te klasit B dhe te kete disponibilitet per te udhetuar.
  • Te njohe shume mire paketen Adobe dhe Microsoft Office

Procedura e Aplikimit:

Te interesuarit duhet te dergojne CV te detajuar me foto dhe reference ne adresen e-mail:
[email protected] ose te kontaktojne ne nr. 067 31 01 358.

Aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen brenda 48 oreve nga marrja e aplikimit.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.