Drejtor Shitjesh/Tiranë

Drejtor Shitjesh/Tiranë

ARSTL GROUP, kompani me eksperience 20 vjeçare ne distribucionin nderkombetar te pijeve energjike, freskuese, alkoolike dhe jo vetem, tashme po kryeson tregun me produkte lider si: pija energjike B-52, pija energjike B2, Birra Warsteiner, lengjet Tropikal, Milkshake, Uji Aqua Julia, Loti i Zanave etj.

Ne saje te zgjerimit te vazhdueshem, kompania eshte ne kerkim te stafit te ri energjik dhe me deshire per rritje profesionale. Arstl Group ofron mundesi punesimi per pozicionin: Drejtor shitjesh

Vendodhja: Tirane
Qellimi i Pozicionit: 
Te kontrolloje dhe te menaxhoje sistemin kontabel te kompanise.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  1. Përgatit strategji efiçente, plane, propozime dhe krijon ura lidhëse midis kompanisë dhe bizneseve potenciale për arritjen e objektivave te kompanise.
  2. Jep një imazh të qartë për kompaninë duke rritur reputacionin e saj.
  3. Analizon tregun dhe siguron informacion për produktet konkurente në mënyrë periodike.
  4. Harton strategji për eleminimin e problemeve me konkurencën, duke u përqëndruar në faktorin cilësi-çmim për produktet e ngjashme.
  5. Harton dhe impelemton politika shitje dhe pas-shitje.
  6. Monitoron rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klienta të rinj dhe potencial.
  7. Identifikon nevojat e klientave strategjik për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet kompanisë dhe klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të tyre.
  8. Mobilizon dhe motivion Ekipin e Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore.


Kualifikimet dhe aftesite:

  1. Diplome universitare – e preferueshme ne fushat e Menaxhimit
  2. Minimum 5 vjet pervoje pune ne pune me profil te ngjashem
  3. Pervoje ne zhvillimin e planeve dhe strategjive te shitjeve
  4. Aftesi te shkelqyera komunikimi, drejtimi, organizimi dhe shitjeje
  5. Të karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia
  6. Njeri praktik, jo-burokratik
  7. Mosha 35-50 vjec
  8. Njohuri te mira te gjuhes angleze

Kandidatet e interesuar jane te lutur te dergojne CV e tyre dhe Leter Motivimi ne adresen elektronike: [email protected]
Nr tel: 0673101358

Aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen brenda 48 oreve nga marrja e aplikimit.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.