Vende vakante

Tirane, ofroj vend pune Supervizore Promocioni
Qellimi i Pozicionit: Kordinimi i grupit të punës dhe i të gjitha aktiviteteve promocionale për promovimin sa më të suksesshëm të produkteve të kompanisë sonë.

Kërkesat dhe Kualifikimet :
Diplomë Universitare (preferohet dega Marketing ose në fusha të ngjashme)
Të zotëroje aftësi të mira komunikuese.
Të zotërojë aftësi të mira për të punuar në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet me njerëzit.
Të zotërojë aftësi të mira koordinuese.
Avantazh përbën eksperienca e punës në fushën e marketingut.
Të jetë e pajisur me lejen e drejtimit.
Të mos përbëjë problem lëvizja në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Personat e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e emailit :[email protected]
Mob: 0673101358
 

Pozicioni Agjent Shitje
Qëllimi i Pozicionit: Shërbim ndaj klientëve ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj, duke synuar rritjen dhe mirëmbajtjen e shitjeve në zonën të cilën mbulon.

Kërkesat dhe Kualifikimet :
1. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
2. Minimumi 2 vjet eksperincë pune në shitje.
3. Njohuri të mira të paketës kompjuterike Microsoft Office.
4. Të posedojë patentë të klasit B.
5. Të njohë mirë zonat e Tiranës (përbën avantazh).
6. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
7. Të jetë i orientuar drejt arritjes së rezultateve.
8. Të ketë aftësi në shërbim klienti.
9. Të jetë i aftë të punojë në grup.
Personat e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e emailit :[email protected]
Mob: 0673101358

Pozicioni Menaxher Logjistike
Detyrat dhe Pergjegjesite:
1. Mbarëvajtja e automjeteve të kompanisë.
2. Dhënia e automjeteve për punonjësit që fillojnë punë dhe dorëzimet në rast largimi.
3. Bërja e testeve të automjeteve para se të marrin makinat.
4. Rakordime me servisin kur automjetet kanë probleme.
5. Rakordimet mujore për faturat e servisit.
6. Bërja e proceseve verbaleve kur punonjësi dëmton automjetin
7. Nxjerrja e të gjitha gjobave të automjeteve.
8. Furnizimi i rregullt me karburant të automjeteve.
9. Proçesi kolaudimit dhe prerja e taksave për cdo automjet.

Kërkesat dhe Kualifikimet:
1. Arsimi Lartë preferohet Inxhinieri Mekanike.
2. Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
3. Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
4. Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
5. Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
6. Të ketë patentë.

• Të interesuarit të dërgojnë një cv me fotografi, duke përcaktuar dhe specifikuar pozicionin për të cilin po aplikojnë, në adresën e emailit [email protected]
• Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.

Pozicioni Supervizor Shitje

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Organizon dhe Kontrollon punën ditore të ekipit teë shitjes.
2. Komunikon, raporton dhe informon lidhur me tregun dhe konkurrencën.
3. Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.
4. Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë.
5. Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.
6. Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe përgatit raportet mbi aktivitetin në zonën e tij.

Kualifikimet dhe Aftesite
1. Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik apo të ngjashme.
2. Përvojë pune, së paku 2-3 vite në shitje.
3. Aftësi shumë të mira komunikuese.
4. Aftësi shumë të mira negociuese.
5. Aftësi analizuese.
6. Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Personat e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e emailit :[email protected]
Mob: 0673101358